Misioni i OSBE-së konfirmoi mbrëmë se punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë ndërprerë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.
Në një komunikatë të lëshuar në mbrëmje, Misioni i OSBE-së tha se ka ndjekur me shqetësim atë që Misioni tha se dukej të ketë qenë ndërtimI ilegal i rrugës, që nga dita e djeshme, brenda Zonës Speciale të Mbrojtur (ZSM) të Manastirit të Deçanit.
“Ne e mirëpresim vendimin e marrë sot pasdite për t’i ndalur punimet në rrugë brenda Zonës. Monitorimi i Misionit të OSBE-së konfirmon se punimet në rrugë janë ndalur dhe makineria e rëndë është larguar nga Zona”, tha Misioni i OSBE-së në Kosovë në një deklaratë, njofton Kallxo.com.
“Ne rikujtojmë se çdo punim brenda ZSM-së duhet të bëhet në marrëveshje me Këshillin Implementues dhe Monitorues. U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët në përputhje me ligjin e Kosovës dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Misionit.
Vendimi për ndaljen e punimeve është përshëndetur edhe nga Manastiri i Deçanit.
“Duke iu falënderuar iniciativate (të bashkësisë) ndërkombëtare, qeveria e Kosovës ka ndalur punimet e paligjshme në rrugën brenda Zonës së Mbrojtur dhe makineria e rëndë është larguar. SHpresojmë që qeveria e Kosovës në të ardhmen do t’i repsektojë ligjet e veta dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të Mnastirit të Deçanit të lëshuar në Twitter.
Dje komuna e Deçanit kishte reaguar ndaj një kërkese të Manastirit të Deçanit për ndërprerjen e punimeve.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...