Njësia e shpëtim-kërkimit të FSK-së ka përfunduar për sot kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc.
Këtë e ka konfirmuar kapiteni Haki Hertica. Ndërprerja e kërkimeve për sot është bërë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.
Ai ka konfirmuar se, “kërkimet do të vazhdojnë nesër rreth orës 09:00”.
Policët Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena kanë pësuar një aksident në kryerje të detyrës, dhe dyshohet se me makinë kanë rënë në lumin Lepenc.
Haradinaj ka kërkuar ndihmën edhe të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev që të bëhen kërkime edhe në pjesën maqedonase të Lepencit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...