Në pranverën e vitit të ardhshëm është propozuar të ndodhë zhvarrimi i gjetjeve mortore në Kizhevak.
Burime në vendin e ngjarjes të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se aktualisht janë ndërprerë punimet në Kizhevak.
“Mbetjet mortore të cilat janë gjetur në Kizhevak, janë vazhdimësi e gjetjeve tjera mortore në Rudnicë. Në Kizhevak është gërmuar qëllimisht në vende të gabuara që nga viti 2015. Pala serbe e ka shfrytëzu rastin e Kizhevakut me marrë donacione të huaja kinse me hulumtu varrezat masive në Serbi, prej ambasadave të ndryshme”, bënë të ditur ky burim.
Sipas këtij burimi, çdo vonesë në hulumtimin e varrezave masive është bërë “në bashkëpunim të plotë me njerëzit tanë”, në kuptimin që pala kosovare nuk ka arritur t’i bëjë presion palës serbë dhe të jetë e vendosur në gërmimet në lokacionet e dyshuara.
“Vendi i ngjarjes në Kizhevak është mbyll përkohësisht. Derisa të bëhet analiza e ADN-së, në mënyrë që të konfirmohen që i takojnë të pagjeturve për të cilët dyshohet që janë varrosur atje. Kanë propozu që vazhdimi i procesit të zhvarrimit të shtyhet në pranverë, komisioni qeveritar për persona të zhdukur i Serbisë. E këta tanët çka të propozojnë ata, pajtohen në prapaskenë, kurse publikisht për konsum vendor dalin e bëjnë deklarata publike krejt diçka tjetër. Na me qenë të meqëm rastin e Kizhevakut e kishim ba strategji kombëtare për me akuzu për krime lufte ata që i kanë ba, me prova faktike”, thotë ky burim.
Ramë Manaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në një prononcim për arbresh.info thotë se pas gjetjeve të mbetjeve mortore, kanë mbetë me u taku dy komisionet qeveritare, e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Ai po ashtu tha se në marrëveshje me komisionin qeveritar të Serbisë, do të diskutohet nëse do të vazhdohet gërmimi ose pavarësisht motit ato mund të vazhdojnë në pranverë.
“Në marrëveshje me organet atje me e pa nëse do të vazhdohet gërmimi apo pavarësisht motit mund të konservohet dhe të vazhdohet në pranverë. Por do të mbetet vlerësim profesional, për shkak të terrenit”, tha Manaj.
Antrologu në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, ka dhënë detaje shtesë rreth gërmimeve që janë bërë në Kizhevak të Rashkës në Serbi.
“Puna ndërpritet menjëherë si të gjenden mbetjet kockore, prokuroria e Serbisë tashmë i jep mandatin Gjykatës që të vendos rreth punimeve. Ne kemi shprehur gatishmërinë që menjëherë të vazhdojmë me punën në terren, por kjo nuk është kompetencë e jona”, është shpreur Haliti.
Të, martën, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, tha se “ende nuk mund të flasim se kujt i përkasin mbetjet mortore të cilat janë gjetur të hënën nga gërmimet”.
Në një deklaratë për arbresh.info, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për këto gërmime.
Ai ka thënë se prokurori e ka lajmëruar gjykatën në Serbi dhe pasi që gjykatësi del në vendin e ngjarjes, mund të dimë se kur do të vazhdojmë me procedura të tjera.
“Prokuroria e ka lajmëruar gjykatën në Serbi. Pasi gjykatësi del në vendin e ngjarjes, mund të dimë se kur do të vazhdojmë me procedura të tjera. Nuk mund të flas për numra shkaku i ndjeshmërisë”, ka deklaruar drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu./arbresh.info/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...