Google ADS

Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njoftim

19:00 | 22 Nëntor 2024
R J

Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KESCO të cilë kanë bërë të ditur se për këtë arsye numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm.

KESCO ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme