Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në Rahovec, Prizren e Gjakovë

14:34 | 11 Tetor 2023
E.H

KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se për arsye të punimeve të paraqitura si pasojë e defektit të ndodhur në gypin Ø800 në fshatin Bishtazhin, janë të detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë sonte nga ora 22:00 e mbrëmjes.

“Zonat të cilat do atakohen nga kjo ndërprerje e furnizimit janë; degëzimi Dol, Lipovec, Rogovë, po ashtu e gjithë njësia e Rahovecit dhe e Lumëbardhit të Prizrenit. Për shkak të komplicitetit të intervenimit nuk mund të parashikojmë orën e saktë të rikthimit të furnizimit gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme