Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka dalë me një njoftim për qytetarët që furnizohen me rrymë nga transformatori energjetik TR2 në Nënstacionin Prishtina 3.
Në njoftim thuhet se me qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, për të mundësuar rehabilitimet dhe testimet e nevojshme, sot nga ora 00:10 deri në 00:20 do të bëhet kalimi i ngarkesës së daljeve 10kV nga transformatori energjetik TR2 në transformatorin energjetik TR1 në nënstacionin në fjalë.
“Qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në Nënstacionin Prishtina 3, gjatë kohës së lartcekur do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 10 minuta (reduktimi i parashikuar 10 MW). Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 3″, thuhet në njoftim.
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...