Deputeti Avdullah Hoti ka thënë se kërkojnë që seanca të ndërprehet sot dhe të vazhdoj të martën në orën 10:00.
“Seanca të vazhdoj të martën në orën 10 me debatet e deputetëve sepse ka shumë pyetje.Edhe unë kam shumë pyetje”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka replikuar Hotin duke thënë se nuk mund ta shtyej këtë seancë.
“Nuk kemi kuorum për të shtyer. As ju nuk keni. Duhet ta përfundoj sot”, ka thënë ai.
Mirëpo aty ka replikuar deputeti Arben Gashi duke thënë se seanca nuk mund të përfundohet me rregullore.
“Seanca nuk mund të përfundohet por të ndërprehet. E mbledhni kryesninë dhe të diskutoni kur të vazhdohet por nuk mund të përdundoni”, ka thënë ai.
Në fund u vendos që seanca të ndërprehet për t’u thirrur mbledhja e kryesisë që të vendoset për vazhdimin e saj./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë