Google ADS

Nderohet diaspora, gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani, merr çmimin për kronikën më të mirë

22:18 | 2 Gusht 2016
Arbresh.info
Në kuadër të manifestimit “Dita e Diasporës”, sot në Prishtinë, Ministria e Diasporës mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.
Në hapje të manifestimit ministri Murati pasi i përshëndeti të pranishmit duke thënë se përveç përkrahjes financiare të cilën Kosova e merr çdo vit nga diaspora, ajo sot i ofron Kosovës edhe kapacitete njerëzore, profesionale, kulturore e shkencore.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.

Çmimi për arsim iu dha Ermira Morinës (Mësuese në Greqi, ndër më të suksesshmet dhe shumë aktive në organizimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Greqi.

Çmimi përsport:Arlind Ajeti (Futbollist i Kombëtares Shqiptare, më i spikaturi në“Euro 2016”).

Çmimi përbiznes: Gani Nuha(Biznesmen në Gjermani, themelues dhe promotor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, ndërsa aktualisht Sekretar.Gjatë vitit 2015 ka investuar mbi 10 milionëeuro në krijimin e Hidrocentralit në Albanik, ku ka gjeneruar mbi 200 vende pune).

Çmimi përkulturë:  Alketa Xhafa Mripa (Artiste, e cila bëri ekspozitën me veshjet e grave të dhunuara gjatë luftës në stadiumin e Prishtinës, ekspozitëkjo që bëri bujë në të gjitha mediet botërore. Jeton në Londër).

Çmimi “Mërgimtari i vitit” iu dha Drenusha Shalës (Themeluese e kompanisë “Baruti GMBH”, 26- vjeçare, e cila ka themeluar një biznes të shërbimeve në Prishtinë dhe ka punësuar brenda vitit mbi 300 punëtorë, duke u bërë kështu shembull i të rinjve shqiptarëtë diasporëspër sukseset në biznes dhe teknologji informative,si dhe duke kontribuar në atdhe me  vende të reja pune).

Çmimi i nderit: Noel Malcolm (Historian, gazetar politik dhe akademik, kontribuues i madh i çështjes shqiptare dhe i bashkëpunimit me diasporën shqiptare në Angli.)

Çmimi post-mortem iu nda  Aleksandër Stipçeviqit  (i lindur në Arbanas të Zarës, ilirolog dhe kontribuues i jashtëzakonshëm i hulumtimeve të prejardhjes shqiptare).

Po ashtu, në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Valdete Osmanit, gazetare në RTK, për reportazhin “Shemsi (Papi) Brahimi, një trajner i futbollit për fëmijë në Suedi.

Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha Alban Hamzës, nga Albinfo” për reportazhin “Ardiani dhe vera etij Norah që lindi nga dhimbja”.

Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha gazetarit shumëvjeçar, njëherësh korrespodent i gazetës”Dielli” në Amerikë, si dhe Radio-Rilindjes në Osllo të Norvegjisë.

Pas ndarjes, së çmimeve mbrëmja vazhdoi me performimin e bendit të RTK-së, Bardh Jakova&Spartiti per Scutare dhe të grupit “Zoria” nga Kroacia, të cilët kënduan këngë të zgjedhura shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm