Në nderim të veprës së dëshmorëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi së bashku me Kryetarin e KD-së së UKZ-së, zëvendësministrin e MASHT-it, Prorektorët, dekanët, prodekanët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
Me këtë rast është thënë se të gjithë përulemi me nderimin më të madh para atyre që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që ne sot t’i nderojnë ata në liri. Heronjtë e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nderim përjetë atyre, familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan.
Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative. Ndërmjet 11 e 12 janarit, 34 vite më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës e Nuhi Berishes me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova e trevat shqiptare.
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë