Google ADS

Nderohen dëshmorët e Jabllanicës së Gjakovës

18:22 | 25 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Sot në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Jabllanicë të Gjakovës, janë organizuar homazhe në kujtim të heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe është zhvilluar një takim me veteranë të të gjitha degëve, duke përfshirë atë të Zonës Operative të Dukagjinit.

Ish zëvendëskomandanti i Shtabit Operativ të Dukagjinit në Jabllanicë, tash deputet i AAK-së Lahi Ibrahimaj, ka thënë se është i nderuar se në këtë vend nisi dhe përfundoi lufta çlirimtare.

Ai ka falënderuar e tij që kanë zgjedhur pikërisht fshatin Jabllanicë për të përmbyllur aktivitetet e tyre.

Brahimaj: Këtu u nis lufta

“Vendi ku u nis lufta dhe mbaroj këtu me datën 17 maj në Shqiponjë. Faleminderit që jeni përcaktu me i mbyll këtu aktivitetet veteranë’’, tha Brahimaj.

brahimaj-251216

Ndërsa ish luftëtari i UÇK-së Ali Geci, tha se Jabllanica ishte bazament i luftës së UÇK-së dhe mijëra luftëtarëve të saj.

Ai tha se veteranët e kësaj ane, janë të bashkuar më shumë sot në paqe, sesa dje në luftë.

Geci: Sot në paqe më të bashkuar se dje në luftë

‘’Ish Jabllanica dhe Shqiponja e Dushkajës është njëra prej bazamentit të luftës se ushtrisë çlirimtare të Kosovës , nga këtu u nisën qindra dhe mija ushtarë, nga këtu u krijua objektiva për çlirimin e Kosovës. Ky fshat ishte çerdhe e mobilizimit të qindra e mijave luftëtarëve të lirisë, ky fshat dha shumë heronj, ky fshat dha shumë dëshmorë. Prandaj në këtë fundvit edhe një herë jemi tubuar për të kujtuar dhe për të respektuar plagët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Për t’u treguar opinionit gjithë mbarë, kombëtar dhe ndërkombëtar që jemi më të bashkuar se kurrë. Më të bashkuar jemi sot në paq sesa dje në luftë’’, tha Geci.

geci-251216

Për homazhe prezent ishte edhe kryetari i OVL-UQK-së-Dega në Gjakovë, Sadri Hoxha, i cili tha se ky takim ka mbledhur veteranë të të gjitha degëve.

Sadri Hoxha: T’u bëjmë homazhe dëshmorëve tonë.

‘’Ky takim kryesisht sot u vendos prej gjitha degëve të veteranëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe Dukagjinit, do të thotë që të gjithë kemi ardhur që për këtë fundvitit të festojmë dhe të bëjmë homazhe dëshmorëve të kombit në kompleksin memorial të fshatit Shqiponjë’’, tha Hoxha.

Këto homazhe janë mbajtur për fundvit, në kujtim të heroizmit të Luftës së UÇK-së dhe heronjve të rënë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm