Google ADS

Ndërmarrjet ilegale për mirëmbajtje banesore problem për ato publike (VIDEO)

22:56 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Një ligj i nisur që në fillim të vitit 2013, i cili parasheh mirëmbajtjet banesore publike, nuk po gjen edhe aq zbatim sa duhet.

Kjo për arsye se edhe disa ndërmarrje ilegale, e kryejnë këtë punë, por duke u kërkuar një shumë parash banorëve të ndërtesave banesore prej 7 euro.

Edhe pse ligji nuk funksionin për arsyen se ka mungesë të kontraktimit së administratore, njohës të çështjeve të pronësisë, japin mendime të ndryshme për këtë çështje.

Shkumbin Asllani njohës i çështjeve publike thotë se nuk janë krijuar mekanizma të qarta të këtij vetorganizimi duke lënë çështje të hapura e me mundësi te ndryshme interpretimi.

Ai shtoi se mungesa e administratorëve, ka sjellë probleme, për jetë normale ne ndërtesat e banimit kolektiv.

Ndërsa një ekonomist, njohës i kësaj çështje publike banesore e sheh me ndryshe këtë problem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme