Kosova është duke humbur kohë në krijimin e institucioneve të vendit, prej të cilës po e pësojnë më së shumti qytetarët e saj.
Dështimi për t’i formuar institucionet e reja të vendit edhe dy muaj për zgjedhjeve të 11 qershorit ka nisur t’i shqetësojë edhe ambasadat e akredituara në vend.
Ambasada e Gjermanisë, në një prononcim dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se situata e krijuar ka nisur të bëhet brengosëse.
Sipas tyre, edhe pse situata të tilla janë paraqitur edhe në vende të tjera, atje të paktën ka funksionuar administrata dhe sektori publik, çka nuk po shihet të ndodhë në Kosovë. “Tashmë pothuajse dy muaj nga zgjedhjet e qershorit duhet të themi: Siç duket kjo çështje merr kohë aq sa nevojitet. Kemi parë shtete në BE të cilave u është dashur madje më shumë se një vit për ta arritur një koalicion.
Dallimi në mes tyre dhe Kosovës është që administratat e këtyre vendeve mbeten funksionale, sektori publik punon, punonjësit në sektorin publik vazhdojnë punën sikurse më herët, edhe nëse një qeveri e re nuk është formuar ende. Kjo nuk duket se vlen për Kosovën dhe për këtë arsye të gjithë jemi të brengosur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane dërguar “Zërit”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...