Ndërkombëtarët ta ndalojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

16:02 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka shfaqur kundërshtimin e tij për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton portali arbresh.info.

“Serbia e kundërshton me forcë krijimin e të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës në territorin e krahinës jugore dhe kërkojmë nga ndërkombëtarët ta ndalojnë këtë”, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrë.

Ai ka thënë se kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar të ndalojë përshkallëzimin e marrëdhënieve politike në rajon.

“Ne kërkojmë nga komunitetit ndërkombëtar të ndalojë menjëherë këtë përshkallëzim të rrezikshëm të marrëdhënieve politike në krahinë”, Gjuriq u tha gazetarëve në Beograd./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme