Ndryshimi i kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor është diçka që komuniteti ndërkombëtar nuk do ta lejojë.
Kështu vlerëson Ján Cingel, hulumtues në Programin Evropian të Fqinjësisë në Institutin e Politikave GLOBSEC, duke shtuar se nuk është e mundur dhe e mençur të ndryshohen kufijtë në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo do të ishte një gjë katastrofike që mund të ndodhte, sepse me këtë ju do të hapni kutinë Pandora e cila është shumë më e madhe sesa marrëdhëniet vetëm serbo-shqiptare. Ka edhe vende të tjera që mund dhe do të preken,” shprehet Cingel në një intervistë për EWB.
Deklaratat për Shqipërinë e Madhe ai i shehsi një lloj retorike parazgjedhore për të tërhequr votuesit, mjaft tipike për Ballkanin, transmeton arbresh.info.
“Serbia reagon me shumë ndjeshmëri ndaj bisedimeve për Shqipërinë e Madhe dhe kjo është për shkak të historisë së kohëve të fundit dhe Kosovës. Është shumë e kuptueshme që pozita e tyre është që të monitorojnë me shumë ndjeshmëri gjendjet e palës shqiptare.”
Është shumë e rëndësishme, prandaj shpreson dhe beson se të gjitha këto deklarata do të qëndrojnë vetëm në nivelin e bisedimeve./arbresh.info/
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...
Xhaka në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Dortmundit, Alonso tre...
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fo...