Në kohën kur subjektet opozitare po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë thënë se zgjedhjet janë vetëm humbje kohe për vendin tonë dhe se nuk garantojnë ndryshime, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ndonëse opozita vazhdimisht po paralajmëron ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, bashkësia ndërkombëtare nuk po e pëlqen një opsion të tillë.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se zgjedhjet janë vetëm humbje kohe për vendin tonë, andaj Kosova para kësaj duhet t’i kryejë shumë detyra të mbetura, të cilave deri më tash nuk u janë dhënë epilog.
Ndërkombëtarët me këtë rast u kanë bërë thirrje “institucioneve që të përqendrohen te rezultatet e jo vetëm te politika”. Sipas tyre, Kosova ka shumë sfida të cilat nuk presin, siç është finalizimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, reformat në Kodin Penal e deri te sigurimi i vendeve të reja të punës.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...