Bashkësia ndërkombëtare i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit, Hashim Thaçi, për të monitoruar procesin zgjedhor në Kosovë. Në ditën e caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme nacionale presidenti Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian të kenë sa më tepër vëzhgues, dhe të kemi pjesëmarrje sa më të madhe edhe të organizatave joqeveritare, medieve, dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka konfirmuar për arbresh.info se do të ketë ekipet e vëzhgimit të zgjedhjeve në mbarë Kosovën.
“Ne presim të kemi Ekipet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Ambasadës së ShBA-ve në mbarë Kosovën për të ndihmuar që rezultatet të reflektojnë vullnetin e votuesve. Presim që zgjedhjet të bëhen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe evropiane,” i ka thënë arbresh.info zëdhënësja e kësaj ambasade Michelle Schohn.
Pas ftesës së presidentit Thaçi edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht e Nataliya Apostolovës, i ka thënë arbresh.info se po shqyrtojnë në mënyrë intensive mundësinë për monitorimin e zgjedhjeve.
“Pas ftesës së Presidentit Thaçi, Bashkimi Evropian po shqyrton në mënyrë intensive të gjitha mundësitë për vëzhgimin e procesit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë,” kanë thënë zyrtarë të BE-së në Kosovë.
Tashmë edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
“Kur është fjala për zgjedhjet e ardhshme, roli i mundshëm i OSBE-së nuk është përcaktuar ende,” i kanë thënë arbresh.info, zyrtarë të këtij misioni, shef i të cilës aktualisht është Jan Braathu.
Pritet që një numër madh i monitoruesve të mbikëqyrin këtë proces zgjedhor përfshirë organizatat vendore dhe të huaja.
Edhe institucionet e tjera përgjegjëse janë zotuar për një proces të besueshëm, transparent dhe të pranueshëm nga i gjithë spektri politik kosovarë dhe faktori ndërkombëtarë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...