Në Kosovë po qëndrojnë përfaqësues të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme, të cilët do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor të së dielës në Republikën e Kosovës.
Përfaqësuesit e institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia, Pakistani dhe nga Asociacioni i Zyrtarëve Botëror Zgjedhor (Kore e Jugut) vizituan sot Kuvendin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Një ditë para Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës ata u njohën me historikun e shtetit të Kosovës dhe në veçanti për procesin e Zgjedhjeve për Kuvend.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 27 vëzhgues nga Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës. Këta vëzhgues do të vizitojnë qendra të ndryshme votimi për t’u informuar nga afër për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për këto zgjedhje është: 29 mijë e 264
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...