Një polic ka pësuar lëndime trupore pasi është rrahur nga disa persona, derisa kishte ndërhyrë t’i ndante gjatë përleshjes së këtyre të fundit.
Në rrahje ishte përfshirë edhe një i mitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në Mitrovicën e Veriut.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Mitrovicë Veri, 09.10.2021 – 22:00. Është raportuar një përleshje mes disa personave, aty ka intervenuar një zyrtar policor mashkull kosovar, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe gjatë ndërhyrjes ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Një i dyshuar i mitur është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët