Tetori po shërben për të rritur ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, i cili prek miliona gra në mbarë botën, e në raste të pakta edhe burrat.
Lidhur me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, është shprehur se fokusi vihet në rëndësinë e zbulimit dhe diagnostikimit të hershëm, duke njohur faktet për kancerin e gjirit, faktorët e rrezikut dhe mënyrat për ta shmangur atë përmes të jetuarit të shëndetshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Inkurajohen gratë të kryejnë vetkontrolle dhe ekzaminime të rregullta. Përkrahja ndërkaq, shkon për të gjitha ato gra që ballafaqohen me këtë sëmundje, duke i ndihmuar në trajtim mjekësor cilësor, përkrahje sociale e emocionale dhe ndihmë për t’u rikthyer në jetën e përditshme”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka