Deputetja Shqipe Pantina thotë se nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet partiake të së dielës pasi s’është pajtuar që Albin Kurti të jetë kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ajo thotë se nëse Glauk Konjufca dhe Shpend Ahmeti nuk gjejnë zgjidhje, atëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e formimit të një subjekti të ri politik nga të pakënaqurit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët nuk e përkrahin zgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të partisë, po presin nëse Shpend Ahmeti dhe Glauk Konjufca do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet dhe ndasitë që e kanë përfshirë këtë subjekt politik, në të kundërtën nuk e përjashtojnë mundësinë e ndarjes përfundimtare.Deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti janë përzgjedhur nga Kryesia e lëvizjes “Vetëvendosje” për të negociuar ndërmjet dy “grupeve” brenda Lëvizjes pas shpërfaqjes së mospajtimeve të brendshme, shkruan tutje “Zëri“.
Albin Kurti është zgjedhur të dielën kryetar i ri i lëvizjes “Vetëvendosje” me votat e mbi 10 mijë anëtarëve, krahas mbi 31 mijë sa janë gjithsej, përderisa zgjedhjen e tij e kanë bojkotuar të pakënaqurit e lëvizjes “Vetëvendosje” në krye me Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiun, Dukagjin Goranin, Shqipe Pantinën, etj.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...