Ndarja nga jeta e profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci, Nagavci i dërgon telegram ngushëllimi familjes

22:10 | 31 Mars 2024
E.G

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka shprehur ngushëllime i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Në telegramin ngushëllimi tha se Bajçinca – Brestovci ka ligjëruar për dy dekada e gjysmë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, ishte e angazhuar në pozita të shumta në sport ku njëkohësisht ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Bajçinca – Brestovci ka mbajtur pozita shumë të rëndësishme në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Së fundi ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit dhe anëtare e Bordit të FHK-së. Po ashtu, ishte delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit dhe ish komesare e garave të FHK-së.”, thuhet në telegramin.

“Në emër të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve. Pushoftë në paqe profesoresha, Shqipe Bajçinca – Brestovci.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme