Ministrja e Arsimit, Sjkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka lëshuar një telegram ngushëllimi për vdekjen e profesorit dhe dirigjentit të shquar, Bajar Berisha.
Në këtë telegram Nagavci shkruan se krijimtaria e tij si muzicient, e bën Bajar Berishën një nga figurat më të rëndësishme të jetës artistike shqiptare, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se është ndarë nga jeta profesori dhe dirigjenti I shquar, Bajar Berisha. Krijimtaria e tij si muzicient, e bën Bajar Berishën një nga figurat më të rëndësishme të jetës artistike shqiptare. Ndërsa, promovimin e kulturës muzikore, e bëri përmes veprës së tij dhe duke i edukuar brezat e rinj si profesor në Fakultetin e Arteve.”, ka shkruar ministrja Nagavci.
Ndër të tjera, minsitria thotë se vepra e Berishës do t’i mbetet Kosovës dhe gjeneratave që vijnë si një pasuri e madhe përmes të cilës do të jetojë gjithmonë shpirti i artistit.
“Me punën dhe përkushtimin prej intelektuali e njeriu të veçantë, do të jetojë në kujtesën tonë kolektive si një nga figurat më të rëndësishme të historisë së artit, kulturës dhe të arsimit shqip.”, thuhet tutje.
Nagavci i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë komunitetit artistik dhe atij arsimor./Arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...