Dusan Janjiq, njëri nga analistët serbë, më i informuari për atë po ndodhë në relacionet Kosovë –Serbi dhe përpjekjet ndërkombëtare për të arritur marrëveshje, ka thënë se aktualisht është hedhur poshtë ndarja edhe tek njerëzit e Trump.
Janjiq duke folur rreth John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare ka thënë se në resorin që ai e drejton brenda Shtëpisë së Bardhë nuk po mund të vijnë deri te një “letër” dhe të pajtohen për “linjat” e ndarjes.
“Cili është tregimi për njerëzit rreth Trump, më saktësisht për Boltonin, këtë nuk e di askush. Me sa e di unë në ato konsultimet e fundit në National Security Council, kjo përfundimisht ëshët hedhur poshtë, së paku tash për tash, pasi nuk po mund të vijnë deri te një letër rreth kësaj rreth linjave” ka theksuar ai.
Janjiq, që është edhe drejtues i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, ka thënë se tash përmendet një afat i ri për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që është muaji shkurt.
“Pra, këtu bëhet fjalë për nevojat e Trumpit, që ai ta ketë situatë të qartë se me cka ai për Ballkanin do të del para demokratëve në zgjedhje. Trumpit nuk i intereson se cfarë kanë nënshkruar Thaçi e Vuciqi. E nëse kjo nuk ndodhë ai do të ketë ndonjë përgjigje të fortë, ai i do përgjigjet e forta, sic ka bërë me Meksikën, brenda natës do të ketë sanksione edhe ndaj njërës edhe ndaj palës tjetër (Prishtinës dhe Beogradit)” ka theksuar ai.
Janjiq ka folur edhe rreth takimit Haradinaj –Merkel më 6 qershor duke thënë se Kryeministri i Kosovës do të përballet me kërkesën e Merkel për suspendimin e taksës.
“Sa i përket takimit Haradinaj Merkel, kjo është diçka e vështirë, do t’i thuhet ose do t’i suspendoni taksat para Parisit ose në Paris të bëhet e ditur se është suspenduar taksa ose më nuk do të ketë bisedime partneriteti” ka theksuar ai.
Por a ka marrë fund ideja e ndarjes apo e korrigjimit të kufijve brenda BE’së apo cili është qëndrimi i dy aktorëve kryesorë Francës dhe Gjermanisë rreth kësaj.
“Sa i përket Francës, ata gjithmonë kanë qenë të obsesionuar me përvojën e Algjerisë, dhe ata gjithmonë do të sjellin ndonjë hartë, do të ndanin pak territor, janë edhe kolonial ata, por BE i shtyn që të mos luajnë ashtu me territore të huaja. Pasi shërbimet sekrete ushtarake franceze janë të involvara në këtë, tash Macron e ka tregimin se si të tërhiqet, herën e parë ishte tërhequr në një mënyrë të pashmebulltë duke e lënë Vuciqin në rendin e 13’të (100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore), ndërsa më vonë provoi të balancohet pak. Por ai (Macron), nuk e ka problem Vuçiqin, problemi i tij është se a është duke qeverisur me krejt aparatin shtetëror të Francës” ka theksuar analisti serb teksa ka folur në një emision televiziv në Serbi.
Janjiq ka thënë se tani fokusi i Parisit dhe Berlinit është që takimi në kryeqytetin francez të nënkuptojë vazhdimin e bisedimeve ose “ta ngjallë të vdekurin”.
Janjiq ka thënë se do të diskutohet për formatin e ri të bisedimeve duke thënë se aty do të ketë edhe përfaqësues të Quint’it si vëzhgues ndërkohë që do të flitet edhe për rolin Rusisë. Sipas tij, ende nuk është e qartë se a do të ftohen atje edhe shtetet tjera të Ballkanit perëndimor apo do të shkojnë vetëm shqiptarët dhe serbët.
Ai ka theksuae se marrëveshja Kosovë –Serbi është duke u ndërtuar
“Në esencë marrëveshja tani po ndërtohet, ka ekipe që janë duke e bërë këtë, janë individët, OJQ’të, Ministritë. Në Gjermani e keni një ekip në Bundestag që e bën këtë dhe një në Kancelari dhe ata i harmonizojnë ato, por fjalën e tyre duhet ta thonë edhe Thaçi e Vuçiq. Aktualisht në Gjermani ka vetëm disa pika për politikën ndaj Ballkanit Perëndimor, në Kancelari (Merkel), ka diçka më shumë dhe këto në publik shpesh i thotë Bodo Weber, e francezët kanë diçka të shkruar më shumë sepse ata i duan hartat” ka theksuar analisti serb.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...