Ndarja e 100 eurove nga Qeveria, Molliqaj Të gjithë njëjtë nuk është drejt

14:21 | 12 Prill 2022
A. B.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi Qeveria Kurti mori vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorë te sektorit privat dhe atij publik.

Molliqaj përmes një postimi në “Facebook”,  tha se një punëtor i sigurimit ose një shitës në një qendër tregtare paguhet deri në 200 euro në muaj, e ata do të ndihmohen njëjtë sikur ata që paguhen deri në 1200 euro.

Molliqaj theksoi se një student i Universitetit Amerikan që arrin të paguajë 6 mijë euro vitin, nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës, që mezi e paguan konviktin.

Ai theksoi as kriza nuk i prek të gjithë njëjtë, por as ndihma nuk ndihmon njëjtë.

Postimi i tij i plotë:

Të gjithë njëjtë nuk është drejt!

Një punëtor i sigurimit ose një shitës në një qendër tregtare paguhet 180-200 euro në muaj. Ata do t’i ndihmon njëjtë sikur menaxherët që marrin 1000 ose 1200 euro. Të gjithë nga 100 euro.

Një student i Universitetit Amerikan që arrin ta paguajë 6000 euro vitin nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës që mezi e paguan konviktin e menzen. I pari i harxhon këto 100 euro për një natë, tjetri e paguan konviktin për 1 muaj.

As kriza nuk i prek të gjithë njëjtë, por as ndihma nuk na ndikon njëjtë. Trajtimi i njëjtë i njerëzve që janë në situata aq të ndryshme e rritë pabarazinë dhe ia humb efektin parave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme