Google ADS

Ndalohet zyrtari i APK-së, dyshohet se ndihmoi në vjedhje të drunjve

19:44 | 24 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një zyrtarë i Agjencisë të Pyjeve të Kosovës, është arrestuar nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në vjedhjen e drunjve.

Sipas komunikatës së Policisë më 24.11.2021, është ndalur një kamion i cili dyshohet se kishte vjedhur drunjë në zonën e Bjeshkës Bajshe – Istog.

Në këtë rast janë arrestuar edh dy persona të tjerë N.Z dhe V.H.

Komunikata e plotë:

Me datë 24.11.2021, rreth orës 02:30, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit, Vitomiricë/Radavc, DRPK “Perëndimi” në Gjakovë, ka pranuar informata relevante se në zonën e Bjeshkës Bajshe – Istog disa persona janë duke u vjedhur drunjë.
Menjëherë pas pranimit të informatës zyrtaret policor kanë ndërmarre veprime operative dhe në Bajshe, kanë ndaluar automjetin kamion i tipit mercedes, me targa vendore, ku pas verifikimit nga zyrtaret policor është konstatuar se në automjet ka drunjë teknik breu pa dokumentacione përkatëse.
Po me datë 24.11.2021, rreth orës 03:30, po i njëjti stacion policor kufitar, në zonën e bjeshkës se Radushes ka ndaluar automjetin tjetër-kamionetë e tipit mercedes, po ashtu me targa vendore, ku gjate kontrollit nga zyrtarët policor ka rezultuar se ka të ngarkuar drunjë teknik breu, pa dokumentacione përkatëse.
Janë njoftuar personat kompetent të autoriteteve pyjore (APK-së) dhe Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Pejë.
Janë iniciuar rastet e vjedhjes së pyllit, ku dy te dyshuarit me iniciale N.Z (1989) dhe V.H (1982) shtetas kosovar me urdhër te prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit , është iniciuar edhe rasti për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari po ashtu ndalohet për 48 orë.

Masa drurore ( 8.50 m ᶾ) është sekuestruar, dy automjetet dhe një telefon, për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme