Trafiku Urban ka njoftuar se sot dhe nesër do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush” me qëllimin e mbajtjes së aktivitetit shënimi i fillimit të verës “Erdhi Lezeti”.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Trafiku Urban ka bërë me dije se rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll”.
“Duke u bazuar në vendimin e datës 12.05.2023 të Komunës së Prishtinës se nga data 13 Maj 2023 deri më 14 Maj 2023, do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush” me qëllimin e mbajtjes së aktivitetit shënimi i fillimit të verës “Erdhi Lezeti”. Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...