Me vendim të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, si masë mbrojtëse kundër paraqitjes e përhapjes së pandemisë COVID-19, të gjitha mjeteve të transportit publik – taksi, iu ndalohet qarkullimi deri në një njoftim të ri.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky vendim është marrë për shkak se qarkullimi me këto mjete, paraqet ekspozim ndaj rrezikut të shpërndarjes së virusit, transmeton Telegrafi.
“Ndalesa vlen përveç për taksitë që frekuentojnë përgjatë gjithë territorit të Ferizajt, i ndalohet futja e qarkullimi brenda kufijve administrativ të Ferizajt edhe taksive nga komunat fqinje e vende të tjera. Kjo masë mbrojtëse është e domosdoshme, zbatimin e së cilës do ta bëjnë Inspektorati i Komunës dhe Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 16 raste me coronavirus.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?