Ndalohet qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe në Kosovë

15:38 | 17 Janar 2024
E.K

Banka Qendra e Kosovës ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga to është edhe ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro.

Poashtu, me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma.

Ky vendim i BQK-së do të hyjë në fuqi me 1 shkurt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme