Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas raportimeve në media dhe ankesave të paraqitura nga qytetarët në Policinë e Kosovës, kjo Prokurori në bashkëpunim me policinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar një operacion në pronat e një biznesi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kilometri i pestë, në Llapnasellë të Komunës së Prishtinës, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 5 të KPRK-së.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi G.G., si dhe në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale, lap-topë, telefona, dokumente të biznesit dhe kontrata me qytetarë të shumë për ndërtimin e vilave./Arbresh.info/
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...