Ndalohet për 48 orë shoferi që u përfshi në aksidentin me dy të vdekur në Shirokë të Suharekës

21:05 | 28 Prill 2024
E.G

Drejtuesi i veturës i përfshirë në aksidentin në Shirokë të Suharekës ku vdiqën dy persona është ndaluar për 48 orë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar vesel Gashi nga policia në Prizren.

Po ashtu, ai bëri të ditur se njëri nga viktimat është 31 dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

LEXO EDHE:

Viktimat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar nga Prizreni

Të ngjashme