Një këmbësor ka humbur jetën të enjten në Gjilan, pasi u godit nga një automjet ndërsa ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë një person, të dyshuarin E.O., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se më 15 Gusht 2024, rreth orës 20:00, në Gjilan, i dyshuari E.O. shkaktoi aksident me fatalitet. Ai, gjatë drejtimit të automjetit të tij, nuk i ka respektuar këmbësorin Sh.S., i cili ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë, dhe me pjesën e parë të automjetit e goditi atë. Si pasojë, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, fillimisht është dërguar në Spitalin Regjional në Gjilan, dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë.
Prokuroria njofton se i dyshuari E.O. është në masën e ndalimit dhe do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore ndaj tij./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...