Ndalohet për 48 orë djali i kandidatit të LDK-së, për kryetarë të Junikut

17:22 | 14 Nëntor 2021
S D

Djali i kandidatit të LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, është ndaluar për 48 orë nga policia, por që nuk kanë treguar se a ka qenë arsyeja ashtu siç edhe u raportua se ka tentuar të votojë më shumë se një herë, shkruan arbresh.info.

Lajmin se është shoqëruar dhe ndaluar për në stacionin policor e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë nga Policia, me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme