Një veturë me targa të huaja është ndaluar gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë – Serbi.
Drejtuesi i veturës, shtetas i Serbisë, është ndaluar për verifikim të dokumenteve dhe të veturës.
Gjatë kontrollit sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, janë zbuluar mallra ushqimore që dyshohen për kontrabandë.
“Leposaviq / 25.07.2024 – 06:30. Gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë-Serbi është ndaluar vetura me targa të huaja dhe drejtuesi mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe të veturës, në veturë janë vërejtur mallra ushqimore të dyshuara për kontrabanim. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Ligjvënësit francezë pritet të votojnë për rrëzimin e Qeveri...
Tentoi të vidhte një barnatore në Skenderaj, policia i gjen ...
Rama takohet me presidentin e ri të Këshillit Europian, Anto...
Asani flet për shortin e Botërorit: Do të doja skuadra të fo...
Alarmante/Shfaqet një virus i ri vdekjeprurës, u ka marrë je...
Autor i disa vjedhjeve, vihet në pranga 32-vjeçari në Tiranë