Google ADS

Ndalohet një shtetas polak, hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

09:03 | 19 Shtator 2024
R J

Një shtetas polak është ndaluar në Izvor të Zveçanit nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Bëhet e ditur se prokurori ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet.

Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.

“Izvor, Zveçan  18.09.2024-13:30. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull me shtetësi polake pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme