Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur 241 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’. , transmeton arbresh.info.
Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar që gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç ‘rast gjatë bastisjes nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gram substancë narkotike.
I dyshuari kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar: – Një qese plasmani me substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’ në peshë prej 183. 9 gram, – 24 paketime të vogla ‘’Marihuanë’’, si dhe një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gram, – 400 paketime të vogla, të cilat shërbejnë për paketimin dhe shitjen e ‘’Marihuanës’’.
Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës