Ndalohet një person në Sllatinë, policia ia gjeti një karikator me nëntë fishekë

11:29 | 19 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se kanë ndaluar një person në Sllatinë dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur një karikator me nëntë fishek.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Sllatinë /18.08.2024 – 16:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 9 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme