Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet L.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, nga bastisja e realizuar në fshatin Mramor, në shtëpinë me qëra të dyshuarit të lartcekur, është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar tridhjetegjashtë (36) bimë narkotike të llojit marihuanë, transmeton arbresh.info
I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa prokurori i çështjes, do t’i ndërmerr veprimet e tjera procedurale ndaj tij./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...