Ndalohet një dasmë në Istog, konfiskohet një armë

15:41 | 13 Shtator 2021
Arbresh.info

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, me datë 13.09.2021, rreth orës 11:00, ka pranuar informacion se në fshatin Caralluk-Istog, është duke u mbajtur një aheng (dasmë) dhe ka të shtëna me armë zjarri.

Me të marr informatën Njësitë relevante të Stacionit Policor në Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, transmeton arbresh.info

Policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar:

Një (1) Armë (Pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm

Njëmbëdhjetë (11) gëzhoja cal: 7.62mm

Një (1) karikator i së njëjtës armë.

I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt

Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti covid.

Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme