I dyshuari, Fitim Thaçi është ndaluar për dyzetë orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Ndalimin e tij e ka caktuar prokurori i rastit të sulmit ndaj gazetarit, Vehbi Kajtazit.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit, Gazmend Halilaj ka thënë për ‘Indeksonline’ se i është caktuar masa e ndalimit. Ndërsa për momentin janë në pritje se kur do të dalë para gjykate.
“Prokurori i përgjithshëm e ka caktu masën e ndalimit për 48 orë. Ne po presum që sot eventualisht nesër paradite me dalë ose para prokurorit ose eventualisht nëse ai bënë kërkesë për caktimin e paraburgimit para gjykatës”, ka thënë Halilaj.
Më tej, ai tregon se sa mund të dënohet klienti i tij në rast se shpallet fajtor. Halilaj thotë se ky rast është krejtësisht i izoluar.
“Dënimi nëse shpallet fajtor, kodi penal parasheh maksimum deri në 1 vit mirëpo minimumi nuk është i kufizuar hiq. Këto raste zakonisht në praktikë gjyqësore përfundojnë me ndërmjetësim, personat që nuk shpallen fajtorë hiq atëherë mjafton me kan i pëlqimit të palës së dëmtuar. Është një rast krejtësisht i izoluar, rast që ka ndodhur aty për aty nuk ka dicka tjetër. Këtu është viktimë e atyre mosmarrëveshje që ka mujt me i pas tani i dëmtuari me ndokënd prej personave tjerë”, ka përufunduar ai.
Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi është sulmuar të premten teksa ishte në një restorant në kryeqytet. Ndërsa, të shtunën, komuniteti i gazetarëve protestoi kundër sulmit fizik ndaj kolegut të tyre
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...