Ndonëse ditë më parë Kosova ishte përfshirë në skandalin e mishit të prishur nga Belgjika, tani po rrezikohet nga mishi i importuar nga Hungaria.
Shteti fqinjë, Serbia, ishte njoftuar nga Hungaria për përhapjen e sëmundjes se ashtuquajtur “Murtaja Afrikane” dhe me të marrë lajmin kishte ndaluar importin e mishti nga ky shtet.
Edhe Kosova është importuese e mishtit nga Hungaria, afër 200 mijë kg mish i pulës është importuar nga Hungaria në Kosovë për tre muaj, janar-mars 2018.
Lajmi.net ka kontaktuar me zyrtarin për informim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, i cili tha se Kosova ka nxjerr vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit për kafshët e llojit të derrit, mishin e derrit dhe produktet nga mishit i derrit për shtetin e Hungarisë
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë javën e kaluar ka nxjerr vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit për kafshët e llojit të Derrit, mishin e derrit dhe produktet nga mishit i derrit për shtetin e Hungarisë”, ka thënë ai.
Sipas Thaçit, masa e ndalesës së importit të llojeve të mishrave të cekur më lartë, ka ardhur pas njoftimit për paraqitjen e sëmundjes së Murtajës Afrikane.
“Masa e ndalesës është marrë menjëherë pas njoftimit për paraqitje të sëmundjes Murtaja Afrikane. Masa e ndalesës do të jetë ne fuqi deri në nxjerrje të vendimit të ri”, tha ai në lidhje se a është informuar Kosova nga Hungaria për paraqitjen e kësaj sëmundje.
Sipas të dhënave të Doganës që posedon lajmi.net, në këta tre muaj janë importuar dy kategori të mishit të pulës nga Hungaria, “mishi i pulës, prerje pa kocka, të ngrira” janë importuar 163, 464.00 kg, ose e përkthyer në vlerë monetare, fiks 81, 779.92 euro. “Të tjera të brendshme prej pulës, të ngrira”, janë importuar 20, 965.00 kg, në vlerë prej 8, 208.80 euro.
Jashari pas paraqitjes me Kosovën: Gjithmonë krenar
Adri dhe Iliriana i japin fund beqarisë
Sulm me dron në veri të Izraelit, të paktën 67 të lënduar
Takimi i Kurtit me mërgatën në Gjermani, reagon Haradinaj: T...
Tërmet në Serbi
Sukses i madh i Istogut, kualifikohet në raundin e tretë të ...