Në një mbledhje të përbashkët mes Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës është diskutuar gjetja e një zgjidhje të përbashkët për ndalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytete, shkruan arbresh.info/
Në këtë takim urgjent që është mbajtur në orët e vona të ditës së hënës, është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve që vijnë nga vendet tjera në Prishtinë, parandalimi i shitjes së thëngjillit, ndalimi i përdorimit të thëngjillit në lokalet dhe në shtëpitë.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka treguar në detaje këtë plan duke thënë se për automjetet që do të ndalohen hyra në kryeqytet, do t’ju sigurohet transporti urban për të hyrë në kryeqytet.
“ Ne kemi marrë një iniciativë për gjetjen e një formule dhe ne kemi cek disa pika për marrjen e masave. Ne si bashkëveprues kemi diskutuar për të bërë ndalimin mjeteve që futën në kryeqytet çdo ditë. Organizimi i parkingjeve jashtë qytetari, parandalimi i shitjes së thëngjillit të cilat përdoren për ngrohje. Parandalimi i thëngjillit nëpër lokale. Ne si komunë e Prishtinës kemi kërkuar që ministria të na ndaj mjete që t’i përdorim transportin urban për ata qytetar që i lënë automjete jashtë qytetit”, është shprehur Pacolli.
Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, në këtë konferencë ka thënë se do ta mbështes Komunën e Prishtinës në uljen e nivelit të ndotur të ajrit.
Ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do t’i dhurojë subvencione Komunës së Prishtinës për të siguruar transportin e personave që do t’i lënë veturat në parkingje jashtë Prishtinës./Arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...