Ndalohet furgoni me targa serbe, parandalohet kontrabanda me fishekzjarr

19:17 | 1 Nëntor 2023
KRG

Policia e Kosovës në brezin kufitar me Serbinë, kanë identifikuar një automjet transportues furgon, me targa serbe, i cili ishte duke lëvizur përmes rrugëve ilegale nga fshati Renatoc-Preshevë në drejtim të fshatit Inatoc-Gjilan.

Gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte personi me inicialet I.S., kishte të ngarkuar 115 pako me peshë totale 1.457 kilogramë mjete piroteknike fishekzjarrë, në vlerë sipas tregut afro 15.000 euro, njofton policia.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, njoftoi policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme