Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda bën të ditur se më urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë edhe i dyshuari i pestë, për vrasjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.
Kjo për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen e 08 nëntorit 2021, në të cilën është privuar nga jeta me armë zjarri E.R, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë, me incialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 08 Nëntor 2021, në Gjilan, në të cilën me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri E.R.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore./arbresh.info/
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3
Lajçaku e nis vitin me vizitë në Amerikë, takon Kasanofin
Abdixhiku në Sallabajë të Podujevës: Populli i Kosovës ka ko...
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...