Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka nënshkruar vendimin që e ndalon dhënien e lejeve ndërtimore për ata persona që u kanë borxh komunës.
Në faqen zyrtare të Komunës thuhet se vendimi është nënshkruar të martën nga Rama dhe për zbatimin e këtij vendimi obligohen Drejtoria e Urbanizimit, Drejtoria e Financave, Drejtoria e Inspektoratit dhe Zyra Ligjore.
“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe lejeve të përdorimit për personat juridik dhe fizik të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj komunës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar