Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, me datën 06.07.2022, ka zhvilluar operacionin e koduar “Mali”, ku, pas një hetimi disa mujor, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshtarat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin se në të njëjtën shtëpi është duke u bërë kultivimi i bimëve narkotike të llojit”Canabis Sativa”, thuhet në një komunikatë për media.
Gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur 26 paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 5 kg e 227.6 gram si dhe gjatë këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni, janë sekeustruar:
– Para të gatshme- 60 euro,
– Telefona mobil,
– Një armë pistolet e llojit Sigsauer,
– Një veturë e titpit Golf 4, ngjyrë e zezë
– Drita (reflektorë),
– Foli alumini, styropor, ventilator të ndryshëm,
– Rezervuar uji, pompë uji,
– Gërshërë, thika,
– Qese najloni për paketim,
– Kamera të sigurisë, DVR, Laptop dhe kartela bankare,
– Vegla pune të ndryshme, termometra digjital, peshore digjitale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./arbresh.info/
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni