Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi u për të tretën herë, u ndaluan punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Rama përmes një video ka akuzuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Kulturës që me presion, po i shfrytëzojnë zyrtarët policor që të ndërpriten punimet, shkruan Arbresh.info
Rama theksoi se arsyet e ndaljes së punimeve është se gjysma e asfaltit në këtë shesh është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ndërsa gjysma tjetër jo.
“Me presion nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Kulturës i detyrojnë dhe i shfrytëzojnë policinë që të na ndërkrejnë punimet. Ata thonë se gjysma e rrugës andej qenka e mbrojtur, ndërsa gjysma e rrugës tjetër nuk qenka e mbrojtur, edhe ne mundemi tash me vazhdu vetëm në një anë se ky asfalt është i mbrojtur. Pra, e shfrytëzon kjo qeveri në ikje të gjitha instancat joligjore sepse nuk kanë asnjë bazë ligjore, nuk kanë asnjë dokument për me ndërpre këtë punë dhe ja që e ndërprenë, dhe nuk jau ndinë që humbin kohë për qytetarët për fëmijët tanë. Pra për aspekte politike na pengojnë në zbatimi e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush””, tha Rama.
Në fund, i pari i Prishtinës u shpreh se punimet do të vazhdojnë ndërsa do të ngritë kallxim penal për ata persona që pengojnë në vazhdimin e punimeve./Arbresh.info
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul...
Kutia e zezë gjendet në vendin e rrëzimit të Air India
40 njerëz po trajtohen në spitale izraelite pas sulmit të Ir...
BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën
Sistemi amerikan THAAD po përdoret kundër raketave të Iranit...