Policia ka arritur të identifikojë pesë persona për vjedhje të njëpasnjëshme në Rahovec, të cilët, gjatë katër muajve të fundit dyshohet se kanë kryer rreth 20 vepra penale, ku cak kanë qenë 3 xhami dhe 15 objektet të ndryshme si dyqane ushqimore, barnatore dhe shkolla.
Ky grup ka depërtuar me forcë në këto objekte duke përdorur mjete të forta metali, ku kanë vjedhur para të gatshme në shumën 1500 euro dhe gjësende në vlerë deri në 2000 euro.
Pas mbledhjes së provave materiale, pesë persona, dy prej të cilëve të mitur, 14 dhe 16 vjeçar, u arrestuan, njofton policia.
Pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj pesë të dyshuarve për 20 vepra penale të vjedhjeve të rënda, është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për tre prej tyre, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...