Një ditë pasi rifilluan punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ato u ndaluar sot përsëri.
Kjo është hera e tretë që organet e trashëgimisë kulturore kanë ndërprerë vazhdimin e projektit 18.4 milionësh në Prishtinë.
Ndonëse Komuna e Prishtinës ende nuk ka siguruar lejen nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”, punimet për ndërtimin ndërtimin nisën dje ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Para ndalimit të punimeve sot pati një përplasje verbale mes Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore dhe zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.
Shiriti i ndalimit të punimeve është vendosur mes tensioneve./Arbresh.info
Ambasadorja shqiptare në Izrael flet për gjendjen atje: 5 sh...
Izraeli sulmon fushën e gazit në Iran, më e madhja në botë
SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar...
Irani kërcënon me bllokimin e një prej kalimeve më të rëndës...
Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum”...
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia jep detaje