Dy edukatoret e çerdhes “Gëzimi ynë” u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, të dyshuara se kanë rrahur një fëmijë 3-vjecar.
Policia e Kosovës njofton se të dyshuarat janë N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare, shkruan Arbresh.info.
Lexo edhe:
Të njëjtat dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info
Lexo edhe:
Keqtrajtimi i të miturit në çerdhen në Fushë Kosovë, reagon KOMF: Të ndërmerren masat e nevojshme
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë