Google ADS

Ndalohen katër zyrtarë komunal në Novëbërdë, morën pagë pa shkuar në punë

14:55 | 22 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Katër zyrtarë të komunës së Novobërdës janë ndaluar urdhër të Prokurorisë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas komunikatës, të njëjtit dyshohen se kanë marrë pagë në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13 mijë euro pa u paraqitur në punë.

“Sot, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit e në bashkëpunim me policinë në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtarë të komunës së Novobërdës për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Të njëjtit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e komunës së Novobërdës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme